Komisioni i Rithemelimit të PD ka reaguar pas vendimit të kryetarit të PD Lulzim Basha, i cili ka vendosur që të shtojë masat e sigurisë në selinë blu.

 

Përmes një deklarate për media, Komisioni i Rithemelimit, shprehet se shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së lartë është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që ka kapluar karrikethyerin.

 

 

Deputeti Lulzim Basha pas karriges, dita ditës po humbet dhe arsyen!

Frika nga përballja me vullnetin e 44 mije demokrateve që votuan për shkarkimin e tij në datën 18 Dhjetor e shtyn çdo ditë në absurditete të reja.

Shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së lartë është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që ka kapluar karrikethyerin që ka humbur arsyen për të kuptuar se lider dhe kryetar nuk të bën as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë, por vullneti i 44 mijë demokratëve që të dhanë përgjigjen më të merituar në date 18 dhjetor.

Partia Demokratike do t’u rikthehet shumë shpejt demokratëve, pronarëve të saj të vërtetë dhe është në të interes të ish-qeraxhiut ta kuptojë se nuk ka kamera, bravë apo gaz lotësjellës që mund ta ndalë vullnetin e tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *