Ka nisur në Komisionin Parlamentar të Ligjeve seanca dëgjimore me 7 kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Në mbledhje njëri pas tjetrit, kandidatët do të pasqyrojnë të gjithë aktivitetin e tyre profesional. Në mbledhje mungojnë deputetët e opozitës, të cilët më herët e kanë bërë të qartë bojkotin e mbledhjes, pasi procesin e konsiderojnë antiligjor.

 

Në përfundim të seancës dëgjimore, Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë secilën kandidaturë për të vlerësuar nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në ligj. Të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore do të kalojnë për votim në seancë plenare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *