Subscribe

Me gjithë përpjekjet e Holandës per te rivendosur vizat ne zonen Shengen per qytetaret shqiptare, Bashkimi Europian vendosi te mos penalizoje shqiptaret me rikthimin e vizave, por ata te vijojne te drejten e tyre per te levizur lirshem ne vendet e Unionit.

 

KOMISIONI EUROPIAN

 

Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni konsideron se në situatën aktuale rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza.

 

Menjehere pas  vendimit te Brukselit reagoi dhe kryeministri Edi Rama.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter.

 

Më 31 maj Holanda dorëzoi zyrtarisht në Komisionin Evropian kërkesën e saj për pezullimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.

Vendimi erdhi pas një debati  të gjatë të zhvilluar në Parlamentin holandez për këtë çështje.

Në një letër dërguar Eurokomisionerit për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitri Avramopoulos, Robert de Groot përfaqësuesi i përhershëm i Holandës në BE, ka paraqitur dhe argumentet e Parlamentit të tij për këtë kërkesë.

Pretendimi kryesor mbetej kriminaliteti i larte i shqiptareve ne Holande.

Por sipas te dhenave te BE rezulton se argumentet e Holandes nuk jane aspak bindese per te vendosur barrikada  te tilla per shqiptaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *