Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Demokratike dorëzoi këtë të premte në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për të ngritur komision hetimor për çështjen “McGonigal”.

 

Pasi siguruan edhe firmat nga grupi kundërshtar brenda kampit blu, deputetët Luçiano Boçi dhe Albana Vokshi kërkuan nga Kuvendi të zbatojë rregulloren dhe të mos pengojë ngritjen e komisionit që do të hetojë për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI.

 

LUÇIOANO BOÇI

 

DEPUTET I PD

 

“Kur 1/4 e deputetëve kërkojnë të ngrihet një komision, duhet të ngrihet komisioni. Rama nuk do të shpëtojë kësaj radhe, nuk mundet të fshihet përsërsi, do të vijë në komision hetimor si çeço, kongresi ameriakn ka ngritur një komision të tillë hetimor dhe ka kërkuar nga FBI të gjitha këto informacione. Ky komision jonë do të marrë të gjitrha detajet nga kryeministri për të zbardhur skandalin e ramës për të korruptuar institucioin e sigurisë amerikane me qëllim goditjen e sistemit politik në shqipëri, eliminimin e opozitës. Do të detyrohet të zbatojë rregulloren e Kuvendit, nuk pres haleluja që ata të ndryshjojnë mendim, por duhet të zbatohet rregullorja e Kuvendit.”

 

Nëse kërkesa e opozitës bie poshtë, njësoj siç ndodhi me komisionin hetimor për fluturimet me charter të kreut të qeverisë, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

 

LUÇIANO BOÇI

 

DEPUTET I PD

 

“Do ta çojmë në Kushtetuese edhe rastin e parë për charterat dhe për rastin e dytë McGonigal.”

 

Të enjten opozita kërkoi edhe mocion me debat me Edi Ramën për çështjen “McGonigal” por refuzimi nga ana e mazhorancës, bëri që seanca parlamentare të zhvillohej mes debateve dhe tensioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *