Kombëtarja shqiptare është ndalur në një barazim 0 me 0 përballë Kazakistanit në ndeshjen e tretë të vlefshme në Ligën e Kombeve.

 

Pjesa e parë ishte e vakët për kuqezinjtë te cilët krijuan pak raste në portën kundërshtare. I vetmi rrezik ishte në minutën e 8 kur pas një harkimi nga Trashi, vendasit për pak sa nuk shkaktuan një autogol duke goditur traversën. Më vonë, Kallaku provoi te godiste, duke lëvizur bukur në zonë, por gaboi në moment të fundit, me gjuajtjen e tij që përfundoi drejt e në duart e portierit.

 

Ndërsa fraksioni i dytë i lojës nisi disi më ndryshe për kuqezinjtë e rejës. Një mundësi e artë për Brojën i cili doli vetëm për vetëm me portierin, por  mbrojtësi Kazak ndali gjithçka në vijën fatale.

 

Pas kësaj, Shqipëria rriti dhe me shumë presionin në fushë por sërish mungoi finalizimi. Ishte Trashi që rrezikoi me një gjuajtje në zonë por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

 

Mundësi e shkëlqyer kishte dhe për Seferin në fundin e pjesës se dytë, i cili doli vetëm përballë portierit, por ky i fundit arriti të reagoi mjaft mirë.

 

Kështu pas 3 ndeshjesh të zhvilluara, Shqipëria shkon në kuotën e 4 pikëve duke u renditur në vendin e dytë në klasifikimin, ndërsa sfida e radhës do të jetë ajo përballë Lituanisë të mërkurën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *