Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale në Europë ka njoftuar se një shtab i saj pararojë do të ngrihet në Shqipëri.

 

Në një komunikim online në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, teksa falenderoi ambasadoren amerikane Yuri Kim për kontributin e dhënë, deklaroi se kjo është një shprehje e një besueshmërie shumë të lartë.

 

“Është bërë me dije vendosja e forcave operacionale të Kombeve të Bashkuara dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab. Vendosja e një shtabi në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprim më të madh me aleatët. Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe vendosja e këtij shtabi është krej te natyrshme. Kjo vendndodhje rrit fleksibilitetin, nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e qeverisë shqiptare, por kjo nuk është pjesa më e rëndësishme. Dua të falenderoj publikisht diçka që s’e kam me fort qef kur e bëj, por kur duhet bërë duhet bërë….ambasadorët bëjnë punën e tyre, por Kim duhet falenderuar për lehtësimin e jashtëzakonshëm që i ka bërë këtij ndërveprimi. Faleminderit. Dhe për ata që qahen, ku i kemi armët, ku i kemi koburet, ja ku janë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *