Mungesa e shërbimit shëndetsor përgjatë 24 orëve dhe mungesa e ushqimeve kanë sjellë debate të forta mes banorëve të prekur nga tërmeti në fshatin Qafëzez të Kolonjës personelit mjekësor dhe punonjësve të bashkisë.

 

Dy kanë qënë shqetësimet e ngritura nga banorët. Shqetësimi i parë sipas tyre është mungesa e shërbimit mjekësor në këtë fshat përgjatë 24 orëve ndërsa shqetësimi tjetër ka të bëjë me trajtimin ushqimor që u bën bashkia banorëve të prekur nga tërmeti i një qershorit.

 

Banorët janë ankuar së ushqimet iu vijnë të paketuara dhe të papërgatitura. Në kushtet ku ata nuk kanë se ku ti gatuajnë mbeten pa i konsumuar.

 

Për të qetësuar situatën në fshatin Qafëzez është dashur ndërhyrja e nënkryetarit të bashkisë Thoma Zisi. Banorët pretendojnë gjithashtu pretendojnë se numri i vogël i çadrave nuk mbulon plotësisht kërkesën e tyre për akomodim. Në kushte të tilla një pjesë e këtyre banorëve megjithëse me fëmijë të vegjël janë të detyruar të flejnë në kasolle bagëtish dhe një pjesë tjetër në mjetet e transportit.

 

Nga tërmeti i një qershorit janë shkatërruar plotësisht 14 banesa ndërsa një pjesë e konsiderueshme janë parë si të pa përshtatëshme për banim për nga shkalla e dëmtimit të pësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *