Subscribe

Kolonja mirëpret për të pestin vit radhazi koloninë e piktorëve, ku mbi 50 artistë nga trojet shqipfolëse do të kalojnë tre ditë duke hedhur në telajo atraksionet dhe peizazhet unike të kësaj krahine.

Sipas artistëve, vjeshta e Kolonjës përcjell një atmosferë magjepsëse.

“Është hera e parë në kolonjë. Kam vendosur të pikturoj luginën. Ngjyrat e vjeshtës këtu janë mahnitëse”, thotë piktori nga Gjakova, Besim Dedaj.

“Është hera e disatë që vij në Kolonjë, për mua është vend i njohur. Peizazhi në vjeshtë është mrekulli me vete. Unë vij nga Durrësi, shkurt është mrekulli.  Është përfitim i dyanshëm, vende të tilla, me bukuri të tilla kanë nevojë për masivitet turizmi dhe është vlerë e dyanshme”, shprehet Arben Kristani, piktor nga Durrësi.

“Hera e parë, vij nga mitrovica. duket super. vjeshtën po pikturoj, natyrën e bukur, ngjyrë e mire. me siguri do rikthehem”, thotë piktori Afrim Fetahu.

“Hera e parë në Kolonjë, jam magjepsur me bukuritë, që fëmijë e kam patur ideal Shqipërine, ndihem si në shtëpi. Pesiazhi perfekt, mikpritje e mrekullueshme”, shprehet piktori Gani Sadiku.

Në përfundim të kolonisë, secili artist do të dorëzojë një prej punimeve për fondin e galerisë së artit në Kolonjë, një iniciativë e çmuar e Bashkisë për të pasuruar trashëgiminë kulturore të këtij rajoni. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *