Mjeku Tritan Kalo bëri një reagim këtë të premte pas pezullimit nga detyra të shefit të Kardiokirurgjisë, Edvin Prifti.

 

Teksa këtij të fundit ju sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë cash, Kalo thotë se korrupsioni është i përhapur kudo, madje edhe në politikë.

 

Ai thumbon, duke deklaruar se përfaqësuesit e politikës kanë ngritur vila luksoze falë korrupsionit.

 

“Korrupsioni është gangrena e këtij palo sistemit tonë demon-kratik, që ne u rrekëm të ngremë në këto 30 vite. I shtrirë kudo dhe i ngjyrosur në blu, rozë, mavi. Ai shihet mjaft qartazi në vilat luksoze, por çuditërisht nuk zbulohet”, u shpreh Tritan Kalo në “Facebook”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *