Subscribe

Në parlamentaret e Prillit koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim do të garojë me 153 kandidatë. Ky është vendimi i Kolegjit Zgjedhor, që rrëzoi Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, që i njihte të drejtën e 222 kandidatëve për deputetë Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

Vendimin e formës së prerë, përfaqësuesi ligjor i partisë socialiste, Eridian Salianji e vlerësoi si fitore të një procesi të barabartë zgjedhor mes partive dhe koalicioneve për parlamentaret e Prillit.

ERIDIAN SALIANJI

PERFAQESUESI LIGJOS I PS

“PD bëri korrigjimet përkatëse në lidhje me plotësimin e dokumentacionit ligjor, por paraqiti listë me 222 kandidatë. KQZ, bazuar në Kodin Zgjedhor vendosi t’i miratojë listën, por jo me 222, por me 153 kandidatë. Vendimi u ankimua në KAS, me argumentin se lista duhej pranuar e plotë. KAS duke lejuar që një koalicion të garojë me më shumë kandidatë se tjetri ka shkelur parimet e Kodit Zgjedhor. Numri i lartë sjell problematika në garë, por edhe në procesin zgjedhor.”

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Iva Kaso, që u largua pak para se të Kolegji Zgjedhor të shprehej, në një reagimi në rrjetin e tij social shkruan se vendimi nuk respekton ligjin elektoral.

IVI KASO

PERFAQESUESI LIGJOR I PD

Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet. Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë.

 

Me këtë vendimmarrje të Kolegjit Zgjedhor, pengesa e vetme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vendosur për përmbajtjen përfundimtare të fletës së votimit janë partitë politike. Mes socialistëve dhe demokratëve nuk është gjetur dakordësia për identifikimin e kandidatëve për deputetë. Mazhoranca këmbëngul te identifikimi me numra ndërsa opozita me emra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *