Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike, duke vendosur që fleta e votimit të jetë me numra dhe jo me emra.

Në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor, Fabian Topollaj e ka konsideruar të tepërt kërkesën e PD që BD të ndryshojë logon në zgjedhjet e 25 prillit, pasi është e ngjashme me logon e PD. Për Topallajn, logoja ka ndryshuar disa elementë, me qëllim për të shmangur problemet.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor shënon fundin e një debati të gjatë mes partive politike se si duhet të kompozohet fleta e votimit.

Pas këtij vendimi, KQZ do të nisë procedurat për prodhimin e fletës. Në këtë process, elementi kohë është bërë i rëndësishëm, pasi kompania sllovene CETIS, që ka fituar tenderin për fletët e votimit ka shprehur shqetësimin që prodhimi i fletës të nisë më herët se 12 prilli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *