Presidenti Ilir Meta pritet të dalë në një konference për shtyp të martën në mëngjes në orën 08:00.

Burime për Vizion Plus bënë të ditur se kreu i shtetit do të dalë para mediave nëser për të reaguar mbi vendimin e Kolegjit Zgjedhor që duke rrëzuar ankimimin e PUK për çregjistrimin nga zgjedhjet, ka legjitimuar mbajtjen e tyre në datë 30 qershor.

Të njëjtat burime saktësojnë se Meta pritet të japë mesazhe të forta në lidhje me krizën politike ne vend që I ka ndarë palët në skaje të kundërta.

Nga njeri krah mazhoranca e vendosur për të zhvilluar zgjedhje në 30 qershor me Ramën që vijon takimet elektorale dhe në krahun tjetër me opozitën e cila këmbëngul se nuk do të lejoje zhvillimin e zgjedhjeve dhe në krah ka  edhe presidentin Meta që me një akt pak ditë më parë, zhdekretoi datën 30 qershor por pa dhënë një datë tjetër.

I vetmi reagim jo zyrtar nga institucioni I presidencës ka qënë ai I zëdhënesit Tedi Blushi, I cili nëpërmjet një statusi ne facebook, shkruante se vendimi I Kolegjit nuk ishte surprise pasi ky ishte një skec I orkestruar prej kohësh.

Kjo është hera e dytë në pak javë që Meta zgjedh ti zhvilloje konferencat për shtyp në një orar të pazakonte 08.00 e mengjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *