Kamala Harris, që do të jetë në postin e nënpresidentes së SHBA, “u shigjetua” nga Evi Kokalari, pjesë e kampit të Donald Trump.

 

Nga studioja e “Quo Vadis”, aktivistja shqiptare e quajti Harris një figurë ordinere.

 

Ajo deklaroi se nga kampi demokrat kishte figura të tjera shumë herë më të mira sesa Harris.

 

“Deklarata qesharake. Mua më vjen keq që ata e kanë vënë Joe Biden në një pozicion të tillë sepse ai edhe mendërisht, edhe nga ana fizike dhe mendore nuk është aty ku duhet të jetë. Ky quhet abuzim me njerëz të një moshe. Përsa i përket Kamala Harris, nuk është personazh që duhet diskutuar sepse është një nga personazhet më pak interesante. Demokratët kanë shumë gra të forta, mund të kishin një zgjedhje shumë më të mirë që të bënin figurë më të mirë sesa kaq. Kamala Harris është një nga njerëzit më ordinerë që mund të ketë pasur Partia Demokratike, në shumë drejtime. Nuk e di sesi arritën tek Kamala Harris, kur kishin shumë njerëz të tjerë që mund të vinin. Ata mund të vinin Michele Obamën, që do të kishte bërë një diferencë shumë më të madhe. Hillary Clinton ishte shumë e fortë, në shumë drejtime. Kamala Harris nuk e ka nivelin e duhur. Nuk na nderon.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *