Një 50-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë së Lezhës, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Po ashtu, është shpallur në kërkim edhe ish-bashkëshorti D.M.

Ky i fundit ishte dënuar më parë për vjedhje dhe ishte në “arrest shtëpie” për drogë.

Servisi në pronësi të D. M. ishte përshtatur si banesë për ish-bashkëshorten, shtetasen V. P.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan rreth 1.2 kg lëndë të dyshuar kokainë dhe një peshore elektronike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *