Këtë te premte moti parashikohet përgjithësisht me kthjellime e vranësira këto më të përqendruara në zonat malore.

 

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-8m/s. Dallgëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 14°C , në zona e ulëta 6 deri 23 °C, në zona bregdetare 12 deri 22 °C.

 

Rajoni i  Ballkanit pritet të ketë kushte të qëndrueshme atmsoferike ndikuar nga një qëndër e presionit të lartë.

 

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash në të gjitha vendet.

 

Persa i perket Kontinentit Europian paqendrueshmëria do të vijojë të shtrihet në pjesën veriore dhe veriperëndimore të tij, pasi ndikojnë një seri frontesh duke përfshirë vendet nordike, Rusine dhe Britaninë.

 

Në pjesën tjetër të Europpës do të ndikojnë vlerat e larta të presionit atmosferik të ilat do të sjellin mot të qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *