Subscribe

Me këtë shprehje ambasadori amerikan Donald Lu kërkoi goditjen e krerëve te krimit te organizuar jo me fjale, por me vepra. Ne prezantimin e operacionit Forca e Ligjit, diplomati amerikan tha se pret rezultate ne ketë beteje, ku do të marrin pjesë dhe strukturat e specializuara të FBI-së

 

Duke folur serish me emra konkrete, Lu theksoi domosdoshmërinë e këputjes se lidhjeve te grupeve kriminale me politikanët, duke thëne se ekzistenca e kësaj marrëdhënie nuk duhet te mohohet.

 

Per ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj, ngritja e task forcës është një qasje e re dhe e vendos qeverinë ne luftë frontale ndaj krimit te organizuar.

 

Sipas Xhafajt kjo lufte nuk ka kuptim pa bashkëpunimin me organin e akuzës dhe zbatimin e reformës ne drejtësi, veçanërisht vetingut.

 

Ndersa ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin apeloi qe reforma ne drejtësi te njohe te vetmin pushtet, ate te ligjit që është i barabartë për të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *