Eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, për të cilën tha se dështimi me përballimin e koronavirusit po vret njerëz.

Teksa ka publikuar deklaratën e ministres së Shëndetësisë se Shqipëria mund të përballet me situatën kur do të zgjidhet cilët pacientë do të trajtohen të parët nëse do të ketë mbingarkesë të spitaleve, Koduzi shkruan se kjo është një deklaratë e papërgjegjshme e Ogerta Manastirliut.

“Dështimi i qeverisë me përballimin e COVID 19 po vret njerëz. Është papërgjegjshmëri e Ministres së Shëndetësisë deklarimi se ata do të zgjedhin kush do të jetojë dhe kush nuk do të jetojë. Po të jetë për zgjedhjen e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, shqiptarët e dinë se ata që jetojnë janë klientët e biznesit të qeverisë dhe njerëzve të zakonshëm u hiqet oksigjeni. Problemi është se kjo qeveri nuk ka marrë asnjë masë kundër covid 19. Është një qeveri që duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore. Turp, turp, turp! Mos i besoni më asnjë fjale!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *