Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti deklaroi se ndryshimet e bëra këtë të hënë në Kodin Zgjedhor nuk cenojnë marrëveshjen e 5 Qershorit. Duke folur në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, Shameti tha se me votimin e sotëm thjesht u plotësua nga ana teknike marrrëveshja e qershorit.

 

“Seanca e ditës së sotme qe përfudimi i një procesi shumë të rëndësishëm që e kemi inicuar që në vjeshtën e 2017. Jam shumë krenar që ja kemi dalë. Ka qenë një punë e jashtëzakonshme. Ishim të detyruar të punonim me dy palë partnerësh. Nuk është cenuar marrëveshja e 5 Qershorit. I kemi qëndruar asaj, por kemi qenë të detyruar të bëjmë kompromis. Edhe pse kemi dalë jashtë vetes tonë, si me marëveshjen e 5 Qershorit, ashtu edhe me opozitën parlamentare për ndryshimet kushtetuese. Ndryshimet e sotme të Kodit Zgjedhor kanë bërë përdundimin teknik të gjithë procesit me qëllim që shqiptarët të kenë një produkt ligjor të plotë.”

 

Sa i takon modelit të fletës së votimit, Adnor Shameti u shpreh se vendimin për këtë pjesë e ka në dorë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ai tha se KQZ duhet të vendosë një model që të shmangë konfuzionin tek zgjedhësit.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *