Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic shkarkoi sot tre ministra të emëruar nga formacioni që përbën shumicën, për shkak të mospajtimit të tyre me politikën e qeverisë, duke vënë në pikëpyetje koalicionin qeverisës.

 

Ky vendim i papritur bëhet i ditur vetëm gjashtë muaj pas zgjedhjeve të shtatorit dhe rrezikon të shkaktojë zgjedhje të reja të parakohshme.

 

«Kjo është një goditje mjaft serioze për koalicionin qeverisës, në mënyrë të veçantë pasi Plenkovic largoi tre ministrat më të mirë», u shpreh politologu, Ivan Rimac.

 

Bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm, të Drejtësisë si dhe atë të Energjisë dhe Mjedisit, respektivisht Vlaho Orepic, Ante Sprlje dhe Slaven Dobrovic. Ata i përkisnin formacionit politik të «Most»(Ura) që iu bashkua konservatorëve të Bashkimit Demokratik Kroat të Plankovic (HDZ) për të formuar qeverinë.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *