Subscribe

Viti 2020 po mbyllet pa një marrëveshje mes partive te koalicionit opozitar, edhe pse pritshmëritë ishin qe strategjia elektorale për 25 prillin do të mbyllej para festave te fundvitit. Kryerepublikani Fatmir Mediu nuk e fsheh se opozita është vone dhe përgjegjësia është e Partisë Demokratike

 

 

“Partia Demokratike ka detyrimin për ta bashkuar opozitën. Në qoftë se opozita është e bashkuar politikisht në qëndrime tani ka ardhur koha që duhet patjetër të shikojë si do të funksionojë nga pikëpamja elektorale. Mendimi im është që jemi vonë, jemi vonë dhe duhet ta zgjidhim këtë problem sa më parë”, tha Fatmir Mediu.

 

Mediu vë në dukje se është Partia Demokratike, e cila ka interesin më të madh për krijimin e koalicionit, duke theksuar se marrëdhënia ndërtohet mbi bazën e peshës elektorale të secilës parti.

 

Republikanet ne zgjedhjet e 2013 kane marrë rreth 52 mije vota, ne 2015 rreth 53 mije dy betejat ku mund të matet vota e partive, pasi në 2017 të gjithë garuan me siglën e Partisë Demokratike.

 

“Në këtë rast duhet të kërkojë Partia Demokratike sepse ajo e ka më shumë të nevojshme se subjektet e tjera koalicionin, në qoftë se interesi është për të fituar të gjithë bashkë. Ajo c ka kërkoj unë është të vlerësohet historiku elektoral i Partisë Republikane, i Partisë Demokratike, i partive të tjera, nuk është çështje e Fatmir Mediut, nuk duhet të jetë as çështje e Lulzim Bashës, është çështje e një marrëdhënie politike dhe elektorale.”

 

Kryerepublikani Mediu nuk e fsheh se skenari me i mirë për partinë që drejton është të garojë më vete.

 

“Po ta shikojmë nga pikëpamja e interes të ngushtë të PR do ju gjoja që dalja më vete është opsioni më i mirë se vitalizon strukturat, ka më tepër sinergji,  dhe aq vota sa duhen për të marrë një deputet më vete aq vota duhen edhe brenda koalicionit. Por duke menduar interesin e Shqipërisë dhe interesin e opozitës që duhet patjetër të ndryshojmë këtë regjim të korruptuar është e domosdoshme që të kandidojmë së bashku.”

 

Deri me tani, strategjia me e mire qe votat te përkthehen ne mandate duket se është gara me dy lista kandidatesh.

 

“Edi Rama në të gjithë ligësinë e tij, padyshim që në atë djallëzi ka përdorur atë taktikë brenda kodit zgjedhor që opozita të jetë e përçarë  dhe duket akoma një mungesë  konsolidimi i qëndrimit dhe funksionimit elektoral të opozitës. Por edhe nëse dilet me dy koalicione siç është hedhur teza, që do të thotë ku një bosht është PD dhe LSI mund të krijojë një marrëdhënie të vetën me disa subjekte, ne kemi shanse dhe mundësi që të përcaktojmë një marrëdhënie të drejta në disa zona elektorale ku do të dalim në dy koalicione, në disa zona të tjera mund të ketë një bashkëpunim strukturor dhe elektoral për të maksimalizuar votën dhe për të marrë gjithsecili atë që I takon dhe për ta kthyer në një mandat të vlefshëm.”   

 

Pas ndryshimeve kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor, e vetmja rrugë për një koalicion është të garojë me një listë të përbashkët kandidatësh që do të thotë se Lulzim Basha duhet të qartësojë së bashku me aleatët se çfarë peshe do të kenë ata në këtë liste, sa kandidatë të partive aleate do të jenë në zonën fituese të listës, në cilat qarqe do të përfaqësohen ata; një marrëveshje që duket se do të mbetet për vitin tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *