Partia Demokratike i ka bërë apel sërish Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit të hetojë çështjen e inceneratorëve. Anëtarja e Kryesisë së PD, Jorida Tabaku ka mbështetur akuzat ndaj qeverisë tek raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit kontrata për incineratorin e Tiranës ia kalon të gjithë rrezikun taksapaguesit shqiptar.

 

JORIDA TABAKU

ANETARE E KRYESISE, PD

“Ajo që KLSH vëren vazhdimisht në analizën e këtij koncesioni/PPP është se Ministria e Financave  ka bërë përherë një sy qorr kur vjen puna tek kostot e fryra apo të fshehura.  Sipas KLSH-së, më shumë se 61 milionë euro kosto të paraqitura në studimin e fizibilitetit janë të paargumentuara, duke çuar në rritjen artificiale të tarifës së shërbimit. Kjo do të thotë se çmimi prej 29 euro për çdo ton mbetje që sot paguajnë qytetarët e Tiranës është pasojë e një kontrate korruptive, e hartuar për të vjedhur miliona euro çdo vit.”

 

Sipas Tabakut, në kostot e inceneratorit të Tiranës mungon zëri i shpronësimit të tokës private në të cilin ai do të shtrihej.

 

“Ministria e Financave, e drejtuar nga Arben Ahmetaj, ka bërë çdo veprim që favorizon incineratorin e Tiranës kundër interesit publik. Në funksion të mbushjes së llogarive bankare në parajsa fiskale, Ministria e Financave ka anashkaluar tavanet buxhetore, që duhen ruajtur me ligj, duke çuar paratë lumë dhe pa kufizime tek biznesi i mafies së plehrave.”

 

PD ka dërguar në SPAK tre padi, për inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit të cilat sipas saj janë ndër aferat më korruptive të kësaj qeverie.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *