Subscribe

Pas një kalvari të gjatë diskutimesh dhe seancash të shtyra, më në fund këshilli i lartë i prokurorisë vendosi një afat zyrtar për emërimin e prokurorëve të SPAK.

 

KLP vendosi që brenda nëntorit të përfundojë procedurat për emërimin e 8 kandidatëve që kanë kaluar vetigun por kushtetuta parashikon që struktura e posaçme antikorrupsion mund të funksionojë me mimumi, 10 prokurorë.

 

Për këtë Gent Ibrahimi bëri me dije se këshilli nuk ra dakort që të emerohen përkohësisht 2 prokurorë pasi kjo zgjedhje i takon drejtuesit të SPAK, i cili fillimisht do të zgjidhet i përkoshëm nga 8 të emëruarit, deri në plotësimin e organikës.

 

“Ne sot arrijmë përfundimin se ngritja me 8 apo 10 nuk na përket ne. Vendimin për dyshmenë e ka marrë kushtetutë bërësi.SPAK është një institucionin kushtetues. Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme do të fiksojë organikën e saj. Ne emërojmë ata që mundemi dhe për momentin mund të emërojmë vetëm 8. Mendoj se deri në nëntor mund të kemi të ngritur SPAK. Ne kemi bërë llogarinë që të marrim të gjitha vendimet e nevojshme. Këshilli nuk e gjykoi të përshtatshme linjën e veprimir dyshemenë me 10 anëtarë. Nuk na takon ne ta marrim këtë përgjegjësi. Drejtuesi i SPAK do të plotësojë organikën. Ne po emërojmë prokurorët për SPAK, ne nuk marrim vendimin për krijimin e SPAK. Ne nuk e shkelim kushtetutën për ngritjen e SPAK me 8 anëtarë”.

 

Sipas Ibrahimit , drejtuesi i prokurorisë së posancme mund të kërkojë në organikë edhe me shumë se 15 prokurorë ndërsa po brenda këtij afati prej 30 ditësh këshilli do të emeroje ne prokurori të tjera, prokuroret e shkallës së parë dhe të apelit të krimeve të renda , pasi me nisjen e punës së SPAK kjo prokurori “ shkrihet ”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *