Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas akuzave publike të kryeministrit Rama dhe zv\kryeministrit Braçe në drejtim të prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, i cili urdhëroi arrestimin e drejtorit të Kadastrës në qytetin bregdetar.

 

KLP vëren se deklarimet janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor.

 

Këshilli inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë krimeve të rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror.

 

Ndërsa dyshimet për shkeljet disiplinore duhet të denoncohen pranë prokurorit të përgjithshëm.

 

“Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurave dhe i institucioneve të ngarkuara nga ligji me dhënien e drejtësisë”  përfundon reagimin Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *