Subscribe

 

Parlamenti pritet te zgjedhe brenda pak javësh 10 anëtaret e Këshillit te Larte Gjyqësor dhe Këshillit te Larte te Prokurorisë, por kjo nuk do te thotë qe keto institucione fillojnë nga puna, pasi ende nuk dihet se kur mund te zgjidhen 12 anëtaret qe vijnë nga radhët e gjyqtareve e prokuroreve.

 

Një vit me pare janë shpallur emrat e 14 gjyqtareve qe garojnë per Këshillin e Larte Gjyqësor dhe 17 prokuroreve qe garojnë per Këshillin e Larte te Prokurorisë, por procedura e zgjedhjes se tyre nuk eshte zhvilluar pasi me pare duhet te kalojnë vetingun. Vizion Plus iu drejtua Komisionit te Posaçëm te Kualifikimit per te kuptuar ne cilën faze ndodhet procesi i skanimit per 31 kandidatet per këto institucione.

 

“Pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është depozituar i gjithë dokumentacioni i nevojshëm, sipas ligjit, nga ILDKP, DSIK, dhe në bashkëpunim me organet e tjera ndihmëse (KLD dhe Prokurori e Përgjithshme) po përgatitet dokumentacioni për vlerësimin profesional të subjekteve të rivlerësimit. Referuar në të njëjtën kohë edhe pyetjes suaj të dytë, procesi i rivlerësimit ka filluar, jo vetëm për kandidatët për KLGJ dhe KLP, por për të gjithë subjektet që i janë nënshtruar shortimit, në përputhje me “Rregulloren për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”.

 

Por edhe pse vetingu ka nisur, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit nuk jep nje date se kur rivlerësimi i kandidateve mund te përfundoje.

 

“Në përgjigje të pyetjes suaj, se kur përfundon vetingu për kandidatët e KLGJ dhe KLP, theksojmë se, në zbatim te ligjit  nr. 84/2016 nenit 45 dhe 49, Komisioni thellon hetimin duke  rivlerësuar të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit. Në zbatim po të këtij kuadri ligjor, me qëllim përcaktimin e gjendjes së  fakteve dhe rrethanave KPK-ja mbledh deklarata, dokumente (shkresore, përmes mjeteve fotografike, të regjistrimit ose mjeteve të tjera teknike) nga subjektet e rivlerësimit, dëshmitarët, ekspertët dhe publiku. Kjo do të thotë se një proces rivlerësimi, i plotë, i saktë dhe transparent, kërkon kohën e duhur. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është tërësisht i angazhuar dhe po punon me intensitet të lartë dhe orë të zgjatura pune, me qëllim që ky proces të ketë ecuri të shpejtë dhe produktivitetin e duhur.”

 

Vetem pasi te përfundoje vetingu do te caktohet data per mbledhjen e përgjithshme te gjyqtareve e te prokuroreve, te cilët do te votojnë nga 6 anëtare per këto dy institucione, duke shënuar kështu fillimin nga puna te Këshillit te Larte Gjyqësor e Këshillit te Larte te Prokurorisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *