Keshilli i Larte i Prokurorise miratoi në mbledhjen e kësaj të hënë emerimin e përkohshëm të disa emrave si drejtues të disa prokurorëve në rrethe.

KLP me shumicë votash vendosi përkohësisht në krye të Apelit të Krimeve të Rënda, prokurorin Altin Dumani.

Po ashtu janë miratuar emrat edhe për drejtuesit e përkohshëm në organin e akuzës për Korcën dhe Gjirokastrën.

 

 

Më poshtë të gjitha vendimet e KLP:

 

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi per caktim te perkoheshem te prokurorit Altin Dumani ne pozicionin e Drejtuesit ne Prokurorine prane Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi per caktim te perkoheshem te prokurores Rozeta Qirjaqi ne pozicionin e Drejtuesit ne Prokurorine prane Gjykates se Apelit Korçe.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi per caktim te perkoheshem te prokurores Irena Çunoti, prokurore ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Korçe, ne pozicionin e prokurores ne Prokurorine prane Gjykates se Apelit Korçe.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi per caktim te perkoheshem te prokurorit Isa Jata  ne pozocionin e prokurorit ne Prokurorine e Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi per caktim te perkoheshem te prokurorit Julian Cafka ne pozicionin e Drejtuesit ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *