Ministri i Turizmit Blendi Klosi realizoi një takim me homologun e tij grek, Harry Theoharis, ku kërkoi hapjen e kufijve për turizmin, pasi sipas tij, kjo do t’i shërbente të dyja vendeve.

 

“Kjo do ti shërbejë turizmit në të dyja anët e kufirit. Besimplotë se ministri Theoharis, do të jetë avokati i situatës së mirë pandemike, e reduktimit të infektimeve, vaksinimit masiv për t’ia përcjellë në instastancat vendimmarrëse të masave”, tha ministri Klosi.

 

Nga ana tjetër, Theoharis shprehu vullnetin për të bërë më të mirën në këtë drejtim.

 

Po ashtu, në takim u fol për rritjen dhe shkëmbimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e turizmit, si një nga çështjet që i bashkon fort dy vendet tona kufitare e aq më shumë në kohën kur ky sektor ka pësuar dëme të mëdha nga pandemia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *