Shqipëria ka dëbuar dy diplomatë iraniane, njëri prej të cilëve i nivelit të lartë, ambasadori i Teheranit.

 

Arsyet zyrtare që njoftohen janë tipike dhe me gjuhë të drunjtë, kërcenim i sigurisë kombetare”. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump e përgëzoi Shqipërinë për këtë hap.

 

Kjo n uk është hera e parë që ndodh një episode I tillë, pasi më herët në muajin mars të këtij viti, Shqipëria ka dëbuar dy diplomat rus, në shenjë solidariteti me Britaninë e Madhe e cila e akuzoi Moskën  për helmimin e agjentit të dyfishtë Skripal.

 

Debimet e diplomatëve nuk kalojnë pa lënë gjurmë, por cili eshte ndikimi qe mund te sjelle dëbimi i diplomateve iraniane?

 

Për të folur më shumë rreth dëbimit të dy diplomatëve iranianë, në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë ish-drejtori i Shërbimit Sekret të Shqiperise Fatos Klosi.

 

Cilat mendoni se janë arsyet e vërteta të kërij dëbimi?

Në që në momentin që kemi kur pranuar muxhahedinët në Shqipëri sigurisht që pranuam se do jemi në konflikt me shtetin Iranian, të cilët janë kundërshtarë të vendosur të shtetit të Iranit. Opozita e vendosur jashtë Iranit, pasi brenda nuk lejohet, opozita është një shtet një diktature ideologjike kështuqë brenda nuk ka një gjë të tillë. Përderisa e pranuam konfliktin që në fillim ishte mëse e sigurt se një gjë e tillë do të ndodhte, këtu janë rreth 3000 mijë dhe për këtë Tirana do të jetë e interesuar dhe përmes shërbimeve secrete. Ambasada mos e tëra zyrtarisht ka njerëz të shërbimeve që e ndihmojnë e kanë detyrim, kështuqë nuk është çudi që neser të dalin dhe të tjetë.

 

Zoti Klosi pritet reagrimi reciprok i Teheranit siç ndodh në këto raste por përtej kësaj a rrezikon Shqipëria që të përfshihet në një Luftë të ftohtë me Iranin, ka ndonjë problem?

Unë nuk besoj se mund të ketë një problem të tillë, pasi iranianët e dinë se ne e kemi marrë përsipër në kuadër të një aleance që kemi me SHBA-në, pasi ato kanë qenë në një farë mënyre tutorët e opozitës iraniane dhe janë ato më të interesuarit për këtë. Kjo bazë që është ndërtuar këtu ka qenë në Irak për shumë kohë, atje su lejuan dhe i pranuam ne.

 

Përse përbën rrezik mbajtja e tyre realisht?

Për ne nuk përbën asnjë rrezik ata janë shumë të disiplinuar dhe të arsyeshëm dhe shikojnë punët e tyre duke mos u bërë problem për Shqipërinë por veprimet e shtetit Iranian kundra tyre, sigurisht që do të ketë veprime të tilla nuk mund ta vë në diskutim. Nga kjo pikpamja Shqipëria do të ketë disa siklete por nuk besoj se është ndonjë problem i madh.

 

Në këtë rast Shqipëria është duke u rreshtuar me aleatët e vete me vullnetin e tyre me qëndrimin.

Shqipëria është duke u rreshtuar dhe është rreshtuar prej kohësh me aleatët e saj.

 

Debimi i diplomatëve është një teknikë e njohur dhe e vjetër qëkur shtetet ekzistojnë. Cili është roli i spiunëve dhe agjentëve siç quhet në kohën tonë, në jë kohë kur teknologjika ka ecur aq shumë sa, një spiun a një agjënd ti tregoj shtetit nga vjen se ku rri bazë ushtarak.

Nuk është më problem se ku është baza, baza është e hapur atje është legale, në rastin konkret ata do të kenë sigurisht veprime fizike kundra asaj baze kundër atij grupimi politik, që është atje, kështuqë në këtë kuptim është dhe konflikti që mund të na krijohet edhe neve. Spiunazhi nuk është më me baza ushtarake është më shumë spiunazh influence ndiqen grupe që mund të jenë me influencë në sektorë të caktuar finanohen ato grupe për të dhënë të dhëna ky është spiunazhi i sotëm , përveç spiunazhit teknologjik që është shumë i rëndësishëm.

 

Meqë jemi te shërbimet sekrete, pështrypja që krijohet në këto kohë është se shërbimi sekret shqiptar sot është shumë më pak i politizuar se çka qenë në kohën e Berishës apo të Fatos Nanos. Çfarë mendimi keni?

Unë mendoj se është i depolitizuar por nuk kemi një kandar për ta bërë këtë gjë, përveç akuzave që kamë nga opozita e kohës nuk kam akuza të tjera. është normale që të ishin ato akuza. unë kam drejtuar një shërbim që me ligjin që bëmë vetë ne ishte i depolitizuar dhe i departizuar dhe nuk ka qoftë një letër në arkiva, nuk e kam pranuar kurrë që ka qenë i depolitizuar qoftë edhe pak. Unë kam opinionet e mia politike, por ato kurrë nuk janë reflektuar në shërbimin sekret.

 

Është shërbimi informativ i shtetit shqiptar sot në hap me shërbimet partnere, a është një partner i besueshëm?

Unë mendoj se po, kemi dëgjuar kohët se janë botuar lista punonjësish, por që në të vërtetë nuk e di pasi janë vetëm informacione të mediave, dhe unë tashmë kam krijuar një opinion ndaj medias se bëhet më shumë për bujë.Media ndjek skupin dhe një gjë të vogël fare ka qef që ta zmadhojë kur mendohet se është e lidhur me shërbime dhe gjëra të tjera. Shërbimi absolitisht është i depolitizuar dhe as unë as një tjetër nuk ka interes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *