Korça është një qytet që tërheq turistë gjatë gjithë muajve të vitit. Megjithatë nuk ekziston ende një tablo e qartë përsa i përket kapaciteteve akomoduese, fluksit të turistëve apo guidave orientuese.

 

BLENDI KLOSI

 

MINISTER I TURIZMIT DHE MJEDISIT

 

“Fatkeqësisht vazhdon të konsiderohet turizmi si një industri si ekonomi që është vetëm për kënaqësi është një industri që ofron kënaqësi, vetëm pushim ofron vetëm akomodim, po nuk është fare kështu është një pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë, këto para që keni investuar janë para me të cilat paguhen taksa, punësohen me qindra mijëra. Një sektor, që mbahet me këto hotele jo vetëm njerëzit që punojnë këtu, por dhe njerëzit rreth e qark që punojnë furnizojnë edhe menaxhojnë nëpërmjet njerëzve që e vizitojnë dhe ofertës së madhe turistike që ka Shqipëria dhe Shqipëria promovohet më shumë.”

 

Sipas ministrit Klosi, rajoni i Korçës ka nevojë për investime në infrastrukturë për të tërhequr më shumë turistë.

 

Ne kemi bërë tani në periudhën e dimrit për t’i paraprirë verës për të pasur një sistem të qartë menaxhimi të hoteleve që paguajnë, të kemi mundësi që të ofrojmë shumë më tepër akomodime të struktururara për turistët e huaj që vijnë në Shqipëri por për të bërë këtë ne kemi nisur një fushatë që ka të bëjë me regjistrimin e hoteleve, kategorizimi I tyre dhe dhënia qartë hotel, motel, gest-house, dhomë akomodimi, të gjitha këto e përfitojnë 6 për qindëshin por ama t’i kemi të strukturuara dhe pastaj të futemi në debatin për yjet, i cili jo më kot është në Shqipëri, i cili ja ta themi në fakt hapur ne nuk jemi gati që të kuptojmëe kush janë standartet dhe të bëhet diferenca edhe ndërmjet yjeve që të gjithë marrin dhe i vënë yjet në mënyrë abuzive dhe kjo pastaj ju dëmton në biznes në ruajtjen e standardeve. Ka ardhur koha që duke bërë një regjistrim duke kërkuar që të kemi një strukturë të menaxhuar dhe të trajtuar, ka ardhur koha që të fillojmë të kuptojmë se nëpërmjet yjeve vendosen dhe standartet kërkojmë që të plotësohen standartet për të.”

 

Deklaratat ministri Klosi i beri gjate mbledhjes së Komitetit Rajonal të Turizmit, ndërsa theksoi se një ndihmesë të madhe për turizmin në vend do të sjellë dhe minishengeni ballkanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *