Në kulmin e sezonit turistik, ministri Blendi Klosi ka theksuar rëndësinë e angazhimit të gjitha strukturave shtetërore për garantimin e sigurisë, pastërtisë dhe transparencës. Blendi Klosi ishte i prerë kur theksoi se nuk do të tolerohet asnjë abuzim me turistët. Në të kundërtën, tha ai do të merren masa ndëshkimore për çdo subjekt.
I vetëdijshëm mbi përgjegjësinë e të gjithëve për garantimin e jetës në plazhe, Klosi kërkoi te behet me shume sidomos ne vendosje e kullave te sigurisë ne plazhe, duke marre shkas nga numri i larte i te mbyturve ne det.
Ndërkohe kreu i Autoritetit Kombëtar te Ushqimit Agim Ismaili, tha se kontrollet janë shtuar, por ka ende mjaft probleme.
Nga ana tjetër, drejtori i rendit dhe sigurisë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka u shpreh se janë hapur posta policore në zona me numër të larte turistesh per t’i paraprirë çdo lloj situate.
Në takimin me përfaqësues të institucioneve të përfshira në mbarëvajtjen e sezonit turistik, ministri Blendi Klosi publikoi edhe dhënat per turistet qe kane hyre deri tani ne territorin shqiptar. Sipas tij numri i tyre është disa here me i larte krahasuar me te njëjtën periudhe te vitit te kaluar.