Ministri Blendi Klosi është i bindur se Partia Socialiste do të fitojë bindshëm në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

 

I ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Klosi u shpreh i sigurt se asnjë program nuk është më i mirë sesa ai i socialistëve.

 

“Në kuadër të fushatës elektorale, unë kam bindjen që votat e PS do jenë më shumë vota se në 2017. Në 2021, kemi marrëdhënie me njerëzit, a do e pranojnë njerëzit programin e PS, unë nuk mendoj se ka një program më të mirë se ai PS.”

 

I pyetur nëse është e udhës të kthehet ish-kryeministri Sali Berisha edhe një herë në pushtet, Klosi deklaroi që mazhoranca nuk mund të lejojë rikthimin e tij.

 

Edhe pse Berisha është larguar që në vitin 2013 nga PD, shtoi Klosi, ai vijon ende që të drejtojë opozitën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *