Subscribe

Pronësia e pyjeve dhe kullotave i kalon bashkive me qëllim për të pasur  ndikim te drejtpërdrejt në ekonomik dhe social. Këtë e bëri të ditur nga Kolonja ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

 

“Ne sot do të dorëzojmë certifikatat e para simbolike për bashkinë e Kolonjës duke shënuar kështu fillimin e një procesi për të gjithë Shqipërinë.  Kryetarët e bashkive, nga sot janë posedues realë në zyrat e gjendjes civile me këto pyje dhe mund t’i shfrytëzojnë ato si pasuri të vërtetë. Sa është mundësia që kryetarët e bashkive dhe gjithë komuniteti të shfrytëzojnë këtë lëndë drusore dhe të prodhojnë nga kjo ekonomishdndërrohet pasuri per agrotuizmin.”

 

Klosi pranoi se ka ende një sërë zonash të tjera të cilat akoma nuk i kanë zgjidhur problematikat e tyre lidhur me masivet pyjore.

 

“Është një proces që nuk ka qenë i lehtë, proces që ka vite që projektohet por që tashmë ne kemi fillimet e para të disa rezultateve konkrete. Ajo që shikojmë në hartën e Shqipërisë, është që vetëm një pjesë e saj është e mbuluar nga kjo fazë e parë e projektit , por që kjo pjesë padyshim përfaqëson edhe një nga potencialet e vërteta të fuqisë sonë pyjore. Po të shikosh në hartat e tjera të këtyre 19 bashkive, edhe në këtë hartë që është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe në 728 zona kadastrale vetëm një pjesë e tyre janë regjistruar.”

 

Kjo forme e re menaxhimit te pyjeve synon te frenoje perfundimisht shfrytezimin informal te pyjeve dhe kullotave ndërsa nga ana tjetër krijon edhe hapesira per investime, duke  rritur numrin e te punesuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *