Subscribe

Ministri i mjedisit Blendi Klosi lëshoi alarmin per 199 vendepozitimet e mbetjeve ne te gjithë Shqipërinë qe janë nje kërcenim jo vetëm per ambientin, por edhe per turizmin. Klosi tha se problemi është i trashëguar nder vite, ndërsa siguroi se qeveria do te ndërhyje per te mos i lëne vetëm bashkitë ne këtë sfide te vështire.

 

Klosi gjithashtu paralajmëroi njësite vendore per te zbatuar ligjin ne trajtimin e mbetjeve.

 

Ministri i mjedisit u kërkoi kryebashkiakeve te përcaktojnë se cila vendgrumbullime do te mbyllen përfundimisht dhe cilat do te rehabilitohen. Klosi kërkoi me teper angazhim per pastrimin me qellim qe sezoni turistik ta gjeje me te pastër Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *