Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi  në një tryezë të përbashkët diskutimi me institucionet e përfshira në këtë sezon turistik veror, agjencitë turistike shqiptare dhe përfaqësues të tjerë të biznesit të turizmit, ka folur në lidhje me problematikat që ka pasur dhe mënyrën se si të bëhet korrigjimi i tyre.

 

Në këtë takim gjithashtu ministry Klosi ka dëgjuar dhe opinionet e aktorëve që e bëjnë drejtpërdrejt binzesin e turizmit, ata që e njohin situatën dhe që kanë ide konkrete për mënyrën sesi vitin e ardhshëm të jemi më të gatshëm për t’ju përgjigjur më shumë turistëve, si në kapacitete, në më shumë siguri dhe shërbime më cilësore.

 

“Rritja me 34 % në janar, 27% në gusht apo 44% në shtator dëshmon të dyja anët e medaljes, e para që kemi pasur mundësi që të ecim shumë mirë dhe e dyta sesa shumë mundësi të tjera kemi ne që të kemi një sfidë të vërtetë në turizmin shqiptar. Ne arritëm të ndërtonim task forcën në të gjitha qarqet e shqipërisë, të ngrinim listën e madhe të problemeve për të kuptuar poblemet. Ne së bashku me përfaqësuesit e task forcës, me të gjitha institucionet qëndrore që nga forcat e rendit, përfaqësues të ministrisë së Shëndetësisë, të Bujqësisë, Kulturës dhe shumë aktorë të tjerë ja dolëm për të punuar për standardet e turizmit këtë vit në Shqipëri. A ja dolëm? Pa dyshim problematikat janë të mëdha. Sot, nuk jemi për të folur ne si institucione shtetërore, por për të dëgjuar opinionet dhe mendimet që kanë ata që e bëjnë biznesin e turizmit drejtpërdrejt.”

 

Ndër të tjera Klosi në fjalën e tij ka theksuar se janë 365 masa, që tashmë janë listuar për të ndërtuar në 4 shtyllat e turizmit detyrat e reja për vitin e ardhshëm.

 

Ai është shprehur i gatshëm që çdo shqetësim apo çdo gjë e re që ne duhet të bëjmë për vitin tjetër ne të fillojmë që sot ta punojmë që sot dh e ta orientojmë ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *