Subscribe

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet 3 muaj pas vrasjes se Klodian Rashës dhe i komunikoi zyrtarisht akuzën e re autorit të krimit Nevaldo Hajdaraj.

 

Organi i hetimit ngriti akuzën e vrasjes me dashje për ish-efektivin e policisë. Gjithashtu nga hetimet rezultoi se Rasha ishte i pa armatosur kur u qëllua për vdekje. Ndërkohë arma e gjetur disa metra larg vendngjarjes, sipas ekspertizës dhe analizës së AND, nuk i përkiste viktimës.

 

Nevaldo Hajdaraj është njohur me akuzën e re një ditë më pare në ambientet e paraburgimit. Fillimisht ai u arrestua me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme. Por sipas prokurorëve, vrasja është bërë me dashje, pasi mund të ishte shmangur.

 

Klodian Rasha u vra nga ish-efektivi Hajdaraj në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhjetor në afërsi të banesës së tij në rrugën Dritan Hoxha në Tiranë.

 

Pamjet filmike dhe fakte të tjerë fundosen ish-policin. Ato provuan se ai mori pozicion qitjeje dhe qëlloi 25-vjeçarin pas shpine duke e lënë të vdekur.

 

Vrasja e Rashës solli protesta disa ditore të dhunshme në Tiranë si dhe dorëheqjen e ish-ministrit Sandër Lleshaj.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *