Kontakti i fundit me ta ishte të dielën. Një vajzë 21-vjeçare flet në frëngjisht dhe kërkon ndihmë. Ajo thotë se është shtatzënë dhe se po udhëton me një vazjë 7-vjeçare.

“Vajza është shumë e sëmurë, nuk ka ujë ose ushqim. Ata na thonë se do të vijnë të na marrin, por askush nuk do të vijë. A mund të na ndihmojë dikush ju lutemi?”

Ndërsa një tjetër tregon se në bordin e anijes së braktisur në det ka dy trupa të pajetë.

“Ka dy të vdekur, ne kemi pritur për katër ditë, ne nuk e dimë se ku jemi, kemi nevojë për ndihmë menjëherë. Ju lutemi.”

Thirrjet e dëshpëruara për ndihmë janë regjistruar nga centrali “Alarm Phone” në Itali.

Thirrjet vijnë nga një prej katër anijeve, e cila ka 47 persona në bord dhe për ditë me radhë janë të braktisur sepse askush nuk ka shkuar për shpëtimin e tyre.

Ende nuk dihet se tek cila anije ndodhen emigrantët dhe sa të vdekur ka në bord.

Dje, kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli nënshkroi një urdhër për dërgimin e një anijeje me personel mjekësor të Kryqit të Kuq në bord për të akomoduar emigrantët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *