Këshilli i Larte i Drejtësisë pezulloi gjyqtarët e Apelit të Durrësit që po hetohen me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Gjyqtarët e penalizuar janë Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno. Pezullimi u bë pas referimit të materialit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas të dhënave, gjyqtarët udhëtuan me paratë e një biznesmeni nga Durrësi për të parë nje ndeshje futbolli jashtë vendit. Nga ana tjetër të tre gjyqtarët kishin në shqyrtim dosjen e biznesmenit Namik Sadiku në një proces civil për ndërtimin e një kompleksi turistik në Durrës. Sadiku ishte kallëzuar nga ortaku i tij për ndërtimin e kompleksit në zonën e shkëmbit të Kavajës në plazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *