E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kishte hapur llogari false me fotot e një 23-vjeçareje dhe e kërcënonte për t’i marrë para, arrestohet i riu në Tiranë

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili kanoste një 23-vjeçare, për t’i dhënë para, nëpërmjet llogarive false që kishte hapur në rrjete sociale me fotografitë e saj.

23-vjeçarja kishte kallëzuar se një person i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para.

Pas hetimeve, në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. K., 25 vjeç, banues në Burrel.

Policia i sekuestroi dy celularë në të cilët u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh