Dy persona u arrestuan pasi nuk iu bindën urdhrit të Policisë për ndalim, teksa lëviznin me mjet të vjedhur.

A.G., 28 vjeç, banues në Tiranë akuzohet për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë ” dhe “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” ndersa  K.Z., 24 vjeç, banues në Mamurras  për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Ndërkohë po për këtë ngjarje u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Sh. Xh., i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia.

Këta shtetas, më datë 20.02.2020, duke udhëtuar me një mjet tip “Benz”, i dyshuar si i vjedhur në Tiranë më datë 25.06.2019, me targa të tjera të vjedhura në Shkodër, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për ndalim.

Pas ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë braktisur mjetin dhe njëri  prej tyre ka mundur të largohet.

Ata akuzohen per vjedhjen e dy makinave tip BENZ dhe BMW ne Fushe Kruje dhe Kruje ne vitin 2019.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *