Besimtarët katolikë të qarkut të Beratit kanë kremtuar mesnatën e djeshme Pashkët.

Rreth 300 familje katolike të qyteteve Berat e Kuçovë,janë bashkuar në Kishën “San Luca” në qytetin e Kuçovë,ku edhe është mbajtur Mesha e Shenjtë e Pashkëve.

Mesha e shenjtë e Pashkëve,më e rëndësishmja në kalendarin e krishterë për vetë simbolikën e ringjalljes,është mbajtur nga Prifti Giuseppe Tossi,i cili ka drejtuar lutjen e traditës sipas liturgjisë,me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste.

Mesnata solli për besimtarët katolikë beratas lajmin e gëzuar se “Krishti u ringjall”,e bashkë me të u ngjall edhe shpresa për botën.

Mesha e shenjtë u ndoq nga qindra besimtarë katolikë,të cilët ishin mbledhur brenda ambjenteve të Kishës Katolike në Kuçovë,duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë,për paqe dhe jetë më të mirë.

Në përfundim të Meshës së Shenjtë,besimtarët katolikë beratas uruan njëri-tjetrin për më shumë paqe dhe dashuri në familjet e tyre,ndërkohë që përcollën edhe në media urimet e tyre për të gjithë besimtrarët katolikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *