Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 December 2025
Vizion fokus

Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të...

Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet pas më shumë...

Avokati i Popullit, Hasimja: Duhet të jetë opozitar! Petraj:...

Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së...

Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha...

Përçarja brenda PD-së, avokati: Berisha ndjen rrezik nga Salianji

A mund të përfitojë dikush tjetër nga përplasja Berisha-Salianji?...

Kur do të quhej e suksesshme lëvizja “Salianji”? Si...

Lëvizja brenda PD, avokati: Salianji dhe Alimehmeti janë oksigjen...

Lëvizja “Salianji”/ Gazetarja: Ish-deputeti kërkonte një post në PD...

Kirby: SHBA do ta mbrojë Izraelin në rast të një sulmi nga Irani

28 Gusht 08:19

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbrojtur Izraelin në rast të një sulmi nga Irani ndërsa ka shpresa për arritjen e një marrëveshje të mundshme armëpushimi në Gazë, tha të martën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby.

Zoti Kirby tha për rrjetin televiziv izraelit “Channel 12”se ishte e vështirë që të parashikoheshin shanset e një sulmi, por Shtëpia e Bardhë i merr seriozisht deklaratat iraniane.

“Ne besojmë se ata janë ende të vendosur dhe të gatshëm për të ndërmarrë një sulm, nëse duan ta bëjnë këtë. Kjo është arsyeja se pse kemi një prani të fortë ushtarake në rajon”, tha ai.

“Mesazhet tona për Iranin nuk kanë ndryshuar dhe do të vazhdojnë të jenë të njëjta. Nuk ka asnjë arsye për të përshkallëzuar situatën. Nuk ka asnjë arsye për të filluar një lloj lufte që mund bëhet rajonale. Sidoqoftë, ne jemi të përgatitur për ta mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme”.

Irani është zotuar për një përgjigje të ashpër lidhur me vrasjen e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh. Teherani e ka fajësuar Izraelin për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit në kryeqytetin iranian muajin e kaluar. Izraeli nuk e ka mohuar apo pohuar përfshirjen e tij.

Dy aeroplanmbajtëse amerikane dhe një skuadër avionësh luftarakë të tipit F-22 ndodhen në gatishmëri në Lindjen e Mesme.

Zoti Kirby tha se forcat amerikane do të qëndrojnë atje “për sa kohë që të jetë e nevojshme për të ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit si dhe trupave dhe interesave amerikane në rajon”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby, tha se mbetej optimist lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë dhe lirimin e 108 pengjeve izraelite. Ai tha se procesi ishte konstruktiv ndërsa priten bisedime të mëtejshme në Doha gjatë ditëve në vazhdim.

Zoti Kirby nuk pranoi të fajësonte asnjërën palë për ngërçin, duke thënë se arritja e një marrëveshjeje do të kërkojë kompromis dhe udhëheqje nga Izraeli dhe Hamasi.

“Palët janë ende të angazhuara dhe kjo është një gjë e mirë. Fakti që kemi kaluar në një nivel tjetër, me grupet e punës tani në Doha, kjo nuk është një gjë e keqe. Çka do të thotë që palët ende po flasin. Kjo do të thotë se ende ka shpresë se mund të zgjidhen detajet e fundit dhe të shkohet përpara. Hamasi është ende duke u përfaqësuar në bisedimet e grupeve të punës dhe kjo është një gjë e mirë. Askush nuk është shkëputur plotësisht nga procesi”, tha zoti Kirby.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi rrëmbyen rreth 250 persona në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 persona, kryesisht civilë.

Nga kundërpërgjigja ushtarake e Izraelit që pasoi, janë vrarë mbi 40,000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, të kontrolluar nga Hamasi, të cilët nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve. Luftimet kanë zhvendosur nga shtëpitë e tyre 90% të 2.3 milionë banorëve të Gazës dhe kanë sjellë shkatërrim në të gjithë territorin e rrethuar.

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari janë përpjekur prej muajsh për të negociuar një marrëveshje sipas të cilës pengjet e mbetura do të liroheshin në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm./voa

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran Izrael kirby SHBA

Nga e njëjta kategori

Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës

më shumë...

Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë–Peshkopi, dy të lënduar

më shumë...

Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet pas më shumë se 24 orësh arrati 50-vjeçari! U gjet i plagosur rëndë

më shumë...

“Bëni shumë kujdes”, cilën shenjë Horoskopi po paralajmërojnë yjet ditën e sotme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Stuhia “Byron” shkakton përmbytje në Greqi! Rryma tërheq mak...
  • Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Beris...
  • Horoskopi sipas Meri Gjinit/ Kujdes me lekët, cila është she...
  • Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së pas largimit...
  • Gruaja rrëzohet teksa ecte në bulevard në Vlorë, humb jetën
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.