Këtë të shtunë, Kina përfundoi ndërtimin e një spitali me 1,500 dhoma për pacientët me COVID-19 për vetëm pesë ditë, për të luftuar një rritje të infeksioneve në qytetin Nangong.

Çdo dhomë është 18 metra katrorë, si dhe është e pajisur me shtretër, ngrohje, ujë të pijshëm, tualet dhe mundësi për të naviguar në internet.

Ndërtimi i këtij objekti ka filluar më 10 janar, kur edhe u raportua për një valë të re të koronavirusi në këtë qytet.

Pritet që të ndërtohen edhe 5.000 dhoma tjera, ku pritet të përfundojnë brenda disa javëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *