Kina dhe Rusia kanë refuzuar të mbështesin deklaratën e propozuar nga Shtetet e Bashkuara për zhvillimin e reformave që i bën Kombet e Bashkuara më efektive në adresimin e çështjeve globale.

 

Zyrtarët rusë thanë se ata e përkrahin idenë e riorganizimit të burokracisë së OKB-së, por ata besojnë se ndryshimet duhet të negociohen me shtetet anëtare dhe jo të imponohen përmes një deklarate të hartuar vetëm nga SHBA-të.

 

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Gennady Gatilov tha për agjencinë shtetërore të lajmeve ruse, TASS, se Moska beson se reforma duhet të jetë “gjithëpërfshirëse”, por çdo reformë duhet të arrihet përmes dialogut”.

 

Duke folur në mbledhjen, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Trump tha se bota nuk po arrin të shfrytëzojë të gjitha potencialet e saj, ka kërkuar “qëndrime më të guximshme” dhe një mision global më të qartë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *