Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ishte e pranishme këtë të hënë në konferencën e Dhomës Amerikane për Klimën e Biznesit, ku prezantoi indeksin e biznesit për vitin 2019.

Gjatë fjalës së saj, kryediplomatja i bëri thirrje partive politike që të bashkëpunojnë për të luftuar korrupsionin, si dhe të punojnë për të mirën e popullit.

Sipas saj, vihet re një përkeqësim i klimës së biznesit dhe rënie të investimeve amerikane në Shqipëri.

“Anketimet tregojnë rënie në klimën e biznesit, ka qenë një vit i vështirë, pasi veç tërmetit ka qenë edhe situata e COVID 19. Në vend që të caktojmë se kush e ka fajin për problemet që ekzistojnë, shpresojnë që autoriteti i biznesit t’i rishikojë këto. Jam kureshtare të di cili është vizioni i Dhomës Amerikane në këtë situatë të vështirë, si mund të krijohen vende të reja pune, si do thithen investitorët. Shqiptarët janë të lodhur nga politika. Duan zgjidhe, jo të vazhdohet me një lojë faji, duan që udhëheqësit të punojnë së bashku për të mirën e popullit. Duan të kenë shanse, mundësi dhe jo korrupsion, mundësi që t’ju japin një të ardhme më të mirë fëmijëve të tyre. I sfidoj të gjithë në qeveri apo jo, në biznes që ta marrin parasysh këtë raport që të ndryshoni, të të ecni përpara. Populli do rezultat, vizon jo ofendime. Besoj që udhëheqësit shqiptarë janë të aftë në këtë sfidë. SHBA do jenë të gatshme t’ju mbështesin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *