Subscribe

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka takuar këtë të hënë komisionerët e KPK-së.

 

Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane u shpreh se SHBA-të do të vijojnë të mbështesin implementimin e Reformës në Drejtësi dhe se Shqipëria duhet të ketë sistem drejtësie professional, efikas e pa korrupsion.

 

“U takova me komisionerë të KPK për t’i falënderuar për përshpejtimin e vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pavarësisht sfidave. Vetting-u me integritet dhe pavarësi është themeli i reformës në drejtësi në Shqipëri. Procesi duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm, përfshirë sulmet mbi komisionerët. Shqipërisë i duhet një sistem drejtësie profesional, efikas dhe pa korrupsion – jo vetëm se është thelbesor për hyrjen në BE, por sepse populli shqiptar e meriton këtë dhe asgjë më pak se kaq. SHBA do vazhdojë të mbështesë fort implementimin e reformës në drejtësi, përfshirë vetting-un”, shkruan Yuri Kim.

 

Vizita e ambasadores vjen në një kohë kur ajo ka mbështetur publikisht punën e Prokurorisë së Posaçme, në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet më të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *