Ajo njihet për transformimet e saj të herë pas hershme, nga më surprizueset tek më të çuditshmet.

 

 

Në një foto të postuar në Snapchat, Kim Kardashian ia ka dalë mbanë që të shndërrohet në artisten e famshme meksikane, Frida Kahlo. Rrjeti popullor social nxorri një sërë filtrash të rinj për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 mars, duke i lejuar përdoruesit që të transformoheshin në figura ikonike femra.

 

 

Ndër këto përfshiheshin edhe emra si piktorja Kahlo, shkencëtarja fituese e çmimit Nobel Marie Curie dhe aktivistja për të drejtat civile Rosa Parks. Kim duket se e ka gjetur veten pikërisht tek piktorja e njohur për auto-portretet po aq sa edhe për univetullën e saj, për të cilën duhet të themi që tek Kim ngjan më “femërore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *