Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u zotua të forcojë më tej aftësitë ushtarake, të vazhdojë masat drakoniane kundër pandemisë dhe të nxisë përmirësimin e ekonomisë. Këto ishin ndër pikat kryesore të një fjalimi gjatë një konference të rëndësishme politike këtë javë, shkruante të shtunën media shtetërore e Koresë së Veriut.

 

Në raportimin e medias shtetërore rreth fjalimit të udhëheqësit Kim, nuk kishte komente lidhur me qëndrimin ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Disa ekspertë thonë se kjo nënkupton që udhëheqësi Kim nuk ka interes të rifillojë bisedimet me Uashingtonin dhe Seulin së shpejti dhe do të preferonte t’i mbante kufijtë e vendit të tij të mbyllur ndërsa kërkon një ekonomi të pavarur për të kapërcyer vështirësitë e lidhura me pandeminë.

 

“Mjedisi gjithnjë e më i paqëndrueshëm ushtarak në Gadishullin Korean dhe politikat ndërkombëtare kanë nxitur thirrjet për të nxitur fuqishëm planet tona të fuqizimit të mbrojtjes kombëtare pa asnjë vonesë”, tha udhëheqësi Kim, sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë (KCNA), organ qeveritar i atij vendi.

 

Udhëheqësi Kim dha urdhër për prodhimin e sistemeve moderne ushtarake të fuqishme dhe për të përmirësuar aftësitë e forcave ushtarake dhe i bëri thirrje ushtrisë për “besnikëri absolute” ndaj partisë së udhëhequr prej tij.

 

Agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, tha se udhëheqësi Kim dha “udhëzime taktike” për marrëdhëniet me jashtë, përfshi Korenë e Jugut por pa dhënë detaje.

 

Mbledhja plenare pesëditore e Komitetit Qendror përkon me10 vjetorin e ardhjes në pushtet të udhëheqësit Kim. Që kur ai trashgoi kontrollin e vendit, pas vdekjes së babait të tij diktator në dhjetor të vitit 2011, Kim Jon Un kakrijuarnjë pushtet absolut në vend dhe ka forcuar arsenalin e tij bëthamor dhe të raketave./ Voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *