Lideri i vendit komunist, Kim Jong Un duket i vendosur në reflektimin e tij politik. Një tjetër hap i madh drejt një diplomacie miqësore do të jetë ai i mbylljes së vendtestimit bërthamor Punggye-ri në Korenë e Veriut. Lajmin e bëri të ditur Zyra e Presidentit të Koresë së Jugut, duke sqaruar se ky premtim do të realizohet në muajin maj.

 

Gjatë samitit të tretë ndërkorean që u mbajt më 27 prill, Kim Jong Un ka premtuar se në mbylljen e zonës do të jenë të pranishëm edhe ekspertë e gazetarë të Koresë së Jugut si dhe të Shteteve të Bashkuara. Kim Jong Un ka thënë se Uashingtoni do ta kuptojë pas bisedimeve me Phenianin se Koreja e Veriut nuk është një vend që mund të përdorë armët e veta bërthamore drejt Koresë së Jugut, Oqeanit Paqësor apo Shteteve të Bashkuara.

 

Të premten Kim Jong-un dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Mun Jae-in, ranë dakord që të punonin për të “pastruar” Gadishullin Korean nga armët bërthamore

 

Ndërsa një ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump tha se ka gjasa që të mbajë bisedime me udhëheqjen e Koresë së Veriut “gjatë tre ose katër javëve të ardhshme” rreth denuklearizimit të gadishullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *