Lideri koreano-verior Kim Jong Un ka rishikuar planin për hedhjen e raketave në territorin amerikan të Guamit. Përpara se të marrë një vendim, ai do të vëzhgojë veprimet e Shteteve të Bashkuara

 

Sipas agjencisë shtetërore të Koresë, komandanti i forcave strategjike koreano-veriore është në pritje të urdhrave pas përmbylljes së përgatitjeve për sulmin në Guam.

 

Kjo deklaratë erdhi pas një paralajmërimi të ashpër të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes James Mattis, se çdo sulm mund të kthehej në një luftë, nëse Peniani do të hidhte një raketë në Guam.

 

Ndërkohë, Koreja e Jugut dhe Kina kanë bërë thirrje për nje aksion te ri diplomatik qe do te çonte në zgjidhjen në gadishull. Presidenti koreano-jugor Moon Jae-in deklaroi më herët se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të veprojnë në mënyrë të njëanshme dhe se qëndrimi i përbashkët është vendimtar përpara çdo veprimi ushtarak.

 

Tensionet mes Penianit dhe Uashingtonit u përshkallëzuan, pasi vendi komunist testoi një sërë raketash pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga ndërkombëtarët.

 

Kombet e Bashkuara miratuan sanksione ndaj Penianit për ta detyruar të heqë dorë nga ambiciet bërthamore, gjë që nxiti edhe kërcënimet e hapura te Koresë se Veriut ndaj Shteteve te Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *