Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se aftësitë bërthamore të vendit të tij tani janë të plota dhe butoni bërthamor është gjithmonë në tryezën e tij.

 

“I gjithë kontinenti i SHBA-së është brenda rrezes së armëve tona bërthamore dhe butoni bërthamor është gjithmonë në tavolinën e zyrës sime. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo nuk është kërcënim, por një realitet. Pa marrë parasysh se sa Amerika dëshiron të na sulmojë me fuqinë e tyre ushtarake dhe me energjinë bërthamore, ata e dinë se tani kemi një fuqi të madhe bërthamore dhe prandaj nuk do të guxojnë të nisin një luftë me ne. Arritja më e madhe e vitit që lamë pas ishte plotësimi historik i aftësive tona bërthamore”.

 

Që kur erdhi në pushtet, lideri i vendit komunist ka udhëhequr një rritje dramatike të ritmit të programit bërthamor.

 

Që nga shkurti i vitit të kaluar, Pheniani ka lëshuar  23 raketa, duke përmirësuar teknologjinë e saj pas çdo eksperimentimi. Në shtator, regjimi kreu testin e gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor i cili u pasua edhe me sanksione nga OKB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *