Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un njoftoi pezullimin e të gjitha testeve raketore, si dhe mbylljen e vendit ku zhvilloheshin testet bërthamore.

 

“Prej 21 prillit, Koreja e Veriut do të ndalojë të gjitha testet bërthamore dhe nisjen e raketave balistike ndërkontinentale.

 

Agjensia shtetërore e lajmeve e vendit komunist njofttoi se Kim, e sheh të panevojshme vazhdimin e testimeve, për shkak se kapacitetet bërthamore të Koresë së Veriut janë verifikuar. “Vendet e testimit bërthamor të Veriut tashmë e kanë përmbushur misionin e tyre”, njoftohjet të ketë thënë Kim.

 

 

Vendimi për pezullimin e lëshimit të raketave u mor gjatë një takimi të Komitetit Qendror të partisë në pushtet.

Kreu i shtëpisë së bardhe, Donald Trump, reagoi me anë të një postimi në Twitter:

 

 

“Një mesazh nga Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të ndalojë testet bërthamore dhe do të ndalojë lëshimin e raketave balistike ndërkontinentale. Gjithashtu do të mbyllë vendin ky kryhen testimet nukleare në anën veriore të vendit, për të vërtetuar betimin për pezullimin e testeve bërthamore. Ky është një lajm shumë i mirë për Korenë e Veriut dhe botën – përparim i madh!”

 

 

Lajmi për ndalimin e testeve bërthamore vjen në prag të takimit historik mes presidentit amerikan dhe Kim Jong Un, që pritet të mbahet në fund të muajit maj, ose në fillim të qershorit.

Javën e ardhshme, kreu i shtetit komunist do të zhvillojë një takim paraprak me homologun e Koresë së Jugun, Moon Jae In.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *